poezi

Forumi Poezive


You are not connected. Please login or register

Endrat jane deshira.Por me drita te kuqe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Endrat jane deshira.Por me drita te kuqe prej Mon Jul 21, 2008 2:31 pm

Shkenca konfirmon: ėshtė normale tė shohėsh ėndrra erotike, qė shpesh shoqėrohen edhe me zgjim nga gjumi. Por janė mesazhe qė duhen interpretuar. Ja disa prej ėndrrave mė tė “frekuentuara”
Ėshtė e vėrtetuar nga studime tė herėpashershme: tek femrat, ėndrrat erotike bashkė me ato tė tė rėnit nga lartėsi tė ndryshme, zėnė vendin e parė si ėndrrat mė tė shikuara. Pėr fat tė keq, nė lidhje me ėndrra tė tilla ekzistojnė akoma paragjykime, por ekspertėt sigurojnė: tė shohėsh ėndrra me drita tė kuqe nuk ėshtė aspak sjellje adoleshentėsh. Tė ėndėrrosh njė raport seksual me fantazi ėshtė shenjė e kontaktit tė thellė me sferėn afektive dhe seksuale.

Ėndrrat janė baza e realitetit. Mjekėt hipnotikė, pėr tė arritur nė tė pandėrgjegjshmen e njeriut, e bėjnė tė ėndėrrojė duke e ēuar nė njė gjendje gjumi tė provokuar. Mos tė shqetėsohemi shumė, ėndrra tė rigjallėron dhe tė liron. Nė realitet ne bindemi ndaj rrethanave, kurse nė ėndėrr jemi ne qė zgjedhim. Ėndrrat nuk janė dėshira, por mesazhe qė mund tė interpretohen. Nė qoftė se ėndėrron se po kryen marrėdhėnie seksuale me vėllain tėnd, kjo nuk do tė thotė se dėshiron incest. Kėshtu, nė zgjim, nuk ka pse tė ndihesh nė faj. Interpretohet nė tė vėrtetė kuptimi i ėndrrės, situata, mjedisi, pozicionet dhe rolet e marra nga protagonistėt. Endrrat erotike kanė njė rėndėsi tė madhe pėr gratė. Natėn Jetohet nė mėnyrė simbolike ajo qė ditėn s’mund tė jetohej kurrė. Ndonjėherė mund ta jetosh dhe vėrtetė, por ndjen mė pak kėnaqėsi. Mbi gratė bien ende paragjykime morale, ndėrsa mashkulli ėshtė mė i lirė seksualisht. Endrra erotike ėshtė njė lloj zone e sinqertė ku erotizmi udhėton i lirė.

Po zotėrinjtė meshkuj?

Mashkulli ėndėrron shpesh pėrqafime tė forta, tė paparashikuara dhe nxitėse. Femra ėndėrron skena erotike tė shoqėruara me njė ndjesi tė ėmbėl, qė e pėrfshin tė tėrėn emocionalisht dhe seksualisht. Eksitim po, por me njė ndjenjė pėrfshirjeje totale. Sipas specialistėve, nė ėndrrat e tyre gratė plotėsojnė edhe nevoja emocionale apo dėshirat pėr t’u afirmuar. Seksualiteti te gratė ėshtė mė i plotė se te meshkujt. Kėshtu, edhe kuptimi i ėndrrave erotike ėshtė mė i pėrgjithshėm. Pėr shembull, nė rast se gratė ėndėrrojnė se bėjnė dashuri me njė burrė me kokė luani nė pozicionin ku femra qėndron poshtė dhe pėrfshihet nga ndjesia e shpėrblimit, ajo kėrkon tė ketė vėmendjen e tij. Simboli ėshtė emocioni dhe nevoja.



Kur bėhet shqetėsuese?

Psikoterapistėt alarmohen atėherė kur tė gjitha ėndrrat janė erotike dhe i shohim gati ēdo natė, por ditėn nuk na kujtohen sepse i censurojmė. Seksualiteti ėshtė njė sferė shumė e rėndėsishme. Ndikimi i tij nė realitet ėshtė kur nė zgjim ndihemi shumė tė sikletosur. Por specialistėt thonė se ėshtė pėr t’u shqetėsuar si kur ndihesh gjithmonė e pėrfshirė nga situata erotike, edhe atėherė kur nuk pėrfshihesh aspak.

Ja njė listė e ndarė pėr ėndrrat erotike



Tė grave



Tė bėsh seks me dy meshkuj

Ėshtė njė ėndėrr erotike mjaft e pėrhapur. Njė nga meshkujt edhe mund tė mos marrė pjesė nė akt, por vetėm tė shohė. Nė ēdo rast ajo ka nevojė t’u tregojė tė dyve dhe vetes sė saj se ėshtė e dėshiruar. Ndoshta kjo lind nga nevoja pėr t’u vlerėsuar mė shumė. Ėshtė njė dėshirė dhe njė nevojė: kėnaqėsia e tė qenit nė mes tė vėmendjes sė universit mashkullor. Dy meshkujt pėrfaqėsojnė dy anėt e seksit, tė butė dhe agresiv. Ajo ka nevojė pėr afirmim.

Tė bėsh seks me njė tė panjohur

Shumė e shpeshtė. Kjo ėndėrr nis nga themeli i seksualitetit tonė, na ēon nė rrėnjėt e kėnaqėsisė: nuk janė miq, nuk ėshtė dashuri, nuk infiltron asgjė. Ėshtė rezultat i njė tėrheqjeje tė fortė qė nuk lė ndjesi faji. Kjo ėshtė njė ėndėrr erotike klasike dhe tė siguron: i panjohuri nuk tė gjykon, ėshtė si njė letėr e bardhė, ku mund tė hedhėsh gjithė nevojat e patreguara. Kjo ka vlerėn mė tė fortė erotike se tė tjerat, sepse u lejon grave tė jetojnė (nė ėndėrr) njė seksualitet mė nė fund primitiv pa paragjykime.



Tė shikohesh kur bėn seks me partnerin

Tek femrat elementi eksibicionist ėshtė mė i fortė se sa te meshkujt. Nė kėtė ėndėrr femra ka nevojė tė jetė e pranuar, e vlerėsuar, e konfirmuar. Ajo dėshiron tė bėhet objekt dėshire dhe vėmendjeje edhe pėr tė tjerėt qė e shohin. Domethėnia, ama, mund tė ndryshojė nė varėsi tė identitetit. Shpesh nė ėndrrat erotike tė adoleshenteve, spektatorė janė prindėrit: ajo ėshtė duke kėrkuar tė ketė vėmendjen e tyre.



Tė bėsh seks me njė grua

Nėse njė grua ėndėrron sikur bėn seks me njė tjetėr grua, nuk ėshtė njė shenjė homoseksualiteti. Eshtė vetėm nevoja pėr tė eksploruar veten nėpėrmjet njė figure tjetėr tė ngjashme. Njėlloj sikur tė ishte njė lojė pasqyrash. Nė fakt, ėshtė njė ėndėrr shumė natyrale, ka nė thelb pėrkėdhelje dhe jo seks agresiv, njė dėshirė pėr tė qenė e pranuar dhe bindėse. Fsheh njė farė frike nga gjykimi mashkullor: kurse njė femėr nuk mund tė gjykojė seksualisht njė tjetėr.


... dhe tė burrave


Tė ėndėrrosh sikur bėn seks nė grup

Njė ėndėrr erotike shumė e pėrhapur. Ėndėrrohet seksi nė grup, sepse aty mund tė humbasėsh identitetin. Askush nuk tė njeh. Nxjerr jashtė atė pjesė tė vėrtetė tė vetes tėnde, natyrale dhe primitive, tė pakushtėzuar nga morali dhe qytetėrimi. Eshtė njė formė papėrgjegjshmėrie tė lejosh veten tė hidhesh nė njė pėrleshje, tė bėsh atė qė do, tė turbullosh ujėrat dhe tė humbasėsh identitetin. Nė grup mund tė bėsh atė, qė nė kushtet e realitetit dhe nė kushtet e vetmisė, nuk mund ta bėje.



Tė bėsh seks me njė personazh tė famshėm.

Mė e kėndshmja e ėndrrave erotike. Ė ėmbėl, e sigurt, pak fėminore, nxjerr atė pjesėn e parritur tė vetes, atė pjesė aq fėminore. Fakti qė njė personazh i famshėm bėn dashuri me ty, tė bėn tė ndihesh i rėndėsishėm dhe i dėshiruar. Kjo ėshtė njė nga ato ėndrrat erotike-jo erotike. Ėndrra tė tilla shihen nė periudhėn e adoleshencės ose nė fillim tė krizave nė ēift.



Tė bėsh seks me njė kolege

Ėshtė sinjal i njė rutine qė po tė vret, dhe tė bėsh seks me njė koleg ėshtė gjallėruese, i jep shkėlqim diēkaje tė venitur. Njė ėndėrr e pėrkufizuar si shumė e “shėndetshme”. Ėshtė e lidhur me sferėn profesionale, mbi tė gjitha nėse kolegia ėshtė njė epror

Shiko profilin e anėtarit http://poezizemre.tk

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi