poezi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
poezi

Forumi Poezive


You are not connected. Please login or register

Microsoft hap degėn e saj nė Shqipėri

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Microsoft hap degėn e saj nė Shqipėri Empty Microsoft hap degėn e saj nė Shqipėri Wed Jul 23, 2008 10:04 pm

Poeti_Perlotur


Admin

Gjigandi i teknologjisė sė informacionit Microsoft do tė hapė zyrėn e tij nė Shqipėri. Kjo u bė e ditur gjatė takimit tė djeshėm qė Kryeministri Berisha zhvilloi me pėrfaqėsuesit e kėsaj kompanie.
Hapja e degės sė Microsoft-it nė Shqipėri bėhet nė kuadėr tė implementimit tė marrėveshjes sė nėnshkruar mes Kryeministrit Berisha dhe Presidentit tė Microsoft, Bill Gates njė vit mė parė. Pėrfaqėsia e kompanisė Microsoft kryesohej nga Goran Radman, Drejtor i Microsoft-it pėr Europėn Qėndrore dhe Lindore shprehu bindjen se "Microsoft Albania" do t`i japė njė shtysė ekonomisė shqiptare, inovacionit, pėrgatitjes sė brezave mbi sistemet digjitale, si dhe komunikimit rajonal nė fusha tė ndryshme. Kreu i qeverisė shqiptare vlerėsoi se hapja e degės sė Microsoft-it nė Shqipėri ėshtė njė lajm shumė i mirė dhe njė hap shumė i rėndėsishėm nė pėrmbushjen e sipėrmarrjes sė qeverisė shqiptare pėr ta ēuar vendin nė "moshėn digjitale" dhe pėr tė afruar tregun shqiptar me teknologjinė mė tė avancuar digjitale. Gjithashtu, ai veēoi se ky proces do tė ndikojė gjerėsisht nė edukimin e qytetarėve dhe veēanėrisht tė tė rinjve nė kėtė fushė, si dhe pėr tė ndihmuar, pėrmes teknologjisė sė avancuar, zhvillimin e ekonomisė shqiptare. Nė vijim tė takimit, kreu i ekzekutivit shqiptar vuri nė dukje se prezenca e Microsoft-it nė Shqipėri do tė jetė lokomotiva qė do tė shtyjė pėrpara procesin e digjitalizimit tė shumė procedurave nė Shqipėri, veēanėrisht nė administratėn shqiptare. Nga ana e tij, Drejtor i Microsoft-it pėr Europėn Qėndrore dhe Lindore, Goran Radman shprehu vlerėsimin e tij shumė pozitiv pėr hapjen e zyrės sė Microsoft-it nė Shqipėri, si respektim i Marrėveshjes sė nėnshkruar midis Kryeministrit Berisha dhe Presidentit tė Microsoftit, Bill Gates nė Edinburg nė 30 janar 2007. Gjithashtu, ai i shprehu falenderimet Kryeministrit Berisha pėr angazhimin dhe vendosmėrinė e tij nė kėtė projekt qė, me bindje, do tė jetė njė histori suksesi. Gjithashtu, ai vlerėsoi se tashmė projektet e Mocrosoft-it nė Shqipėri kanė filluar, duke nisur nga hyrja e Shqipėrisė nė programin e fundit tė Microsoftit dhe Office 2007, si dhe me hapjen e adresės ėėė.microsoftalbania.com. Ndėr tė tjera, Radman tha se po punohet me intensitet nė paralelizimin e strukturave gjuhėsore tė kėtij niveli teknik kompjuterik.Tė pranishėm nė kėtė takim ishin edhe Veronika Prikrylova, Menaxhere e Pėrgjithshme e Microsoftit pėr Tregjet nė Zhvillim pėr Europėn Qendrore dhe Lindore, si dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė kompanisė sė mirėnjohur.

http://poezizemre.tk

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi