poezi

Forumi Poezive


You are not connected. Please login or register

Gjashte vese tė mira shėndetsore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Gjashte vese tė mira shėndetsore prej Sat Dec 08, 2012 10:55 pm

Tė gjithė dėshirojmė tė jemi tė shėndetshėm, apo?
Edhe pse shumė gjėra rreth shėndetit nuk mund ti kontrollojmė, disa prej tyre mundemi. Duke zhvilluar vese tė shėndetshme tė cilat i praktikojmė gjatė ditės ne mund tė ndryshojmė fatin nė tė mirėn tonė pėr njė jetė mė tė gjatė dhe tė shėndetshme.

1. Pi mė shumė ujė.
Pirja e ujit ėshtė e domosdoshme e kėtė krejt e dimė, mirėpo sasia qė pimė shumica prej nesh, ėshtė jo e mjaftueshme. Shumica e njerėzve nuk pinė aq ujė sa mjafton pėr trupin e tyre. Thjeshtė nėse konsideron faktin qė trupi i njeriut pėrbėhet nga 75% ujė duhet tė kuptosh rėndėsinė e pirjes sė 8 – 10 gota ujė apo edhe mė shumė nė ditė. Problemet qė shoqėrohen me hidratim tė pamjaftueshėm dhe dobitė e hidratimit tė mirė janė tė shumta pėr ti futur kėtė, por mendo pėr kėtė: Sasia e pamjaftueshme e ujit dhe dehidratimi rrit rrezikun qė tė zhvilloni guret ne veshka. Nėse ndonjėherė ke vuajtur dhe ke ndjerė dhembjet nga guret ne veshka kjo mjafton pėr t’iu shtyrė juve qė tė pini ujė mė shumė.

2. Ha mė pak ushqim dhe mė shpesh.
Shumė njerėz besojnė se mėnyra mė e mirė pėr humbje peshe ėshtė qė tė kapėrcejmė (mos tė hamė) vaktet (mėngjesin, drekėn apo darkėn) dhe tė hamė sa mė rrallė. E vėrteta ėshtė se kur kapėrcen vaktet metabolizmi ngadalėsohet e kėshtu ju digjni mė pak kalori dhe yndyra. Mė mirė ėshtė qė tė hani 5 apo 6 vakte me sasi tė vogla tė ushqimit (ha ēdo 3 orė gjatė ditės) qė metabolizmi tė vazhdoj punėn. Fut proteina (djathė, peshk, mish pa dhjam, arra, vezė, qumėsht, etj.) nė secilin vakt qė han pėr tė parandaluar kėrcimet (ngritjet) e glycemines (sheqerin nė gjak) qė mund tė ju bėjnė tė shtoni mė shumė peshė.

3. Ēka ėshtė bardh mos e ha.
Buka e bardhė, orizi i bardh, sheqeri i bardh – tė gjitha kėto janė karbohidrate tė procesuara nga tė cilat janė larguar vitaminat, mineralet dhe fibra natyrale e tyre. Qėndro afėr ushqimeve mė natyrale si buka e zezė nga gruri i tėrėsishėm, orizi i kafet dhe stevia (ėmbėzues natyral). Ushqimet e procesuara qė pėrmbajnė sasi tė kufizuar tė fibrės natyrale dhe materieve ushqyese ndoshta ju ngopin, por ato prapė mund tė lėnė trupin tuaj tė keq ushqyer. Ushqimet natyrale pėrmbajnė fibėr dhe mineralet qė trupit tuaj i nevojiten pėr tė funksionuar si duhet.

4. Pastro mėlēinė tuaj pėr ditė.
Pėr shumė nga ne mėlēia jonė punon pas orarit tė punės pėr tė filtruar materiet toksike nga ajri qė thithim, ushqimet qė hamė dhe gjėrat qė pimė. Ashtu sikur ēfarėdo sistemi filtrimit edhe mėlēia duhet tė pastrohet kohė pas kohe pėr ti ndihmuar qė tė operoj si duhet. Kėshtu qė njė ves tjetėr i mirė qė duhet tė zhvilloni nė jetėn tuaj ėshtė tė bėni pastrim (detoksifikim) periodik. Pėr njė detoksifikim tė mirė natyral shtrydh gjysmė limoni nė njė gotė ujė dhe shto mjaltė pėr ti dhėnė shije dhe pije kėtė ēdo mėngjes si gjėnė e parė. Lėngu i limonit ndihmon nė pastrimin e mėlēisė dhe balancon nė mėnyrė natyrale sheqerin nė gjak.

5. Lėviz.
Nuk ka zgjidhje tjetėr – nėse vėrtet dėshiron tė arrish dhe qėndrosh me shėndet, ushtrimet janė faktorė kryesorė. Hulumtimet kanė vėrtetuar se ushtrimet aerobike tė vazhdueshme parandalojnė obesitetin dhe rezistencėn ndaj insulinės qė mund tė shpie nė diabet tė tipit 2. Ushtrimet janė vėrtetuar tė jenė po aq efektive sa ndonjė ilaē oral diabeti nė sensibilizimin e vendeve receptor tė insulinės pėr tė lejuar glukozėn nė qeliza – dhe pėr kėtė nuk ju duhet receta nga mjeku! Natyrisht qė dobitė e ushtrimeve arrijnė edhe mė lartė duke pėrfshirė kėtu edhe shėndetin kardiovaskularė, zvogėlimin e stresit, tonimin e muksujve dhe pėrmirėsimin e gjumit.

6 Bėj gjumin si duhet.
Gjumi rigjallėron qelizat dhe ndihmon ne procesin e shėrimit e gjithashtu ndihmon nė mirėmbajtjen dhe forcimin e sistemit imunitar. Pėr shembull gjasat qė ju tė ftoheni apo tė keni gripin rriten nėse nuk ke fjetur mjaftueshėm). Mungesa e gjumit gjithashtu shpien nė stres, i cili shpien nė rritje tė lirimit tė korizolit, i cili mė pas shpien nė shtim tė peshės. Sa mjafton? Pėr shumicėn e tė rriturve afėrsisht 7 deri 8 orė gjumė nate mjafton.

Siē e dimė tė gjithė nuk ka moment mė tė mirė se TASH tė fillojmė rrugėn pėr shėndet mė tė mirė. Fillo kėto vese tė mira shėndetėsore qė sot dhe pa e hetuar njė ditė ato bėhen pjesė e natyrshme e jetės dhe rutinė ditore! [/b][/i][/color]

Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi