poezi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
poezi

Forumi Poezive


You are not connected. Please login or register

Spiunėt, Gjergj Fishta: Tė hapen dosjet

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Poeti_Perlotur


Admin

“Amaneti” / Kėrkesat e Fishtės pėr dėbimin nga administrata tė gjithė ish-bashkėpunėtorėve tė regjimit

Ndonėse nuk ka jetuar nė kohėn kur dosjet e Sigurimit tė Shtetit u kthyen nė debatin mė tė ashpėr nė vend, Gjergj Fishta ka pėrcjellė mendimin e tij. Historia pėrsėritet, kanė thėnė qė prej fillimit tė historisė sė shkruar, e nuk kishte si tė ndodhte ndryshe nė vendin tonė. Sot, e gjithė politika dhe bota intelektuale ka hyrė nė njė debat mbi hapjen e dosjeve tė ish-Sigurimit tė Shtetit dhe tė largimit nga administrata dhe nga politika tė tė gjithė atyre qė kanė bashkėpunuar me komunizmin. E 80 vjet mė parė, tė njėjtin debat, nė kontekst tjetėr, kryente edhe Gjergj Fishta, i cili akuzonte se nė krye tė shtetit ishin tė gjithė ata qė kanė bashkėpunuar me regjimin otoman, tė jo mė shumė se 10 viteve pėrpara shkrimeve tė tij

Tė hapen dosjet! Sa shpesh e kemi dėgjuar kėtė fjali, nga tė gjithė aktorėt politikė nė tė gjitha vitet e tranzicionit. Por, nuk janė vetėm fjalėt e tyre, nuk ėshtė thjesht njė kėrkesė politike, qytetare e intelektuale, nuk ėshtė vetėm njė dėshirė, a nevojė, a ultimatum, pėr tė varrosur pėrfundimisht periudhat jo fort tė kėndshme tė vendit, e pėr t’ia nisur nga e para, pėr tė dėnuar tė gjithė bashkėpunėtorėt e regjimit e pėr tė nisur me figura tė pastra rindėrtimin e vendit. Tė njėjtėn kėrkesė, qė sot vjen nė formėn e amanetit, ka pėrcjellė tani e 80 vjet mė parė edhe njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė kombit tonė, dijetar At Gjergj Fishta. Mos u keqkuptoni, nuk ishte antikomunist, e as prokomunist, mė saktė nė kohėn e amaneteve tė tij, komunizmi sapo kishte lindur, e prej tij ishte “infektuar” vetėm Rusia. Megjithatė, Fishta kėrkonte dėnimin e tė gjithė ish-bashkėpunėtorėve, tė spiunėve, e zyrtarėve, financierėve, e arsimtarėve, qė nė njė mėnyrė a nė tjetrėn, i shėrbyen regjimit tė mėparshėm, jo atij komunist, por atij turk.

Sot, 80 vjet mė vonė, amaneti i tij fillestar nuk u plotėsua. Asnjė nuk u zbua nga administrata e politika, tė gjithė ata qė nė kohėn e osmanėve kishin pushtetin, e qė mė pas e trashėguan atė. Nuk u dėbuan, deri me ardhjen e komunizmit, as feudalėt, as ushtarakėt e ushtrisė perandorake, as taksambledhėsit e sulltanit, e mė vonė tė arkės sė shtetit, e as “bejlerėt” qė njė ditė mbronin flamurin e sulltanit, e tė nesėrmen servireshin si atdhedashėsit e pakrahasueshėm. Po sot, a po ndodh e njėjta gjė, a po krijojmė tė njėjtin sistem, veē duke zėvendėsuar fjalėn otoman me komunizėm?

Turqit... e shqiptarizuar

Deputetėt dhe ministrat ishin nė qendėr tė kritikave tė Fishtės, sipas tė cilit nuk duhet tė ishin feudalėt nė krye tė shtetit. Ai i cilėsonte feudalėt si analfabetė e gjysmė idiotė, persona qė kanė vrarė e prerė shqiptarėt nė periudhėn kur nė krye ishte sulltani, e qė tanimė bėjnė sėrish tė njėjtėn gjė, por nėn mantelin e Shqipėrisė sė pavarur. Ashtu si sot, kur tė gjithė thonė se nė krye tė administratės e politikės ndodhen edhe persona qė ishin bashkėpunėtorė tė komunizmit, ashtu edhe Fishta i demaskonte ata, por mė fort, mė egėr, duke i damkosur me identitetin qė kishin e qė donin tė ndryshonin.

“Ky asht njė analfabet, gjysė idiot, dembel, shumė herė sarahosh, gati gjithmonė kumarxhi, njeri pa fytyrė; pse, sadoqė poligam, prej tij s’ka guxue vajzė me dalė te dera, djalė me u endė sokakut, nuse me shkue te burri. Mendjemadh, dorėshtrenjtė, qelepirxhi, ky, pėr njė ēiflik, pėr njė rybe, ka pėshty nė Fé e nė Atdhe, i ka ra mohit kombėsisė sė vet, kč, shqiptar tue kenė, e quejti veten "turk"... Ma tepėr ka vra njerėz me u pushtue tokėn; ka vra bujqit e vet pėr me u grabitė gjinden e shpisė, pėr me u marrė bagėtinė, pėr shźj pushke. Myzeqari prej tij s`ka guxue me mbajtė armė, me shkue nė kal tė shalės, me ngreh oxhak mbi pullaz tė shpisė”, – shkruante At Gjergj Fishta pėr elitarėt e kohės, feudalėt, qė kishin arritur tė rrinin nė majat e shtetit, si nė kohėn e turqve dhe nė periudhėn e pavarėsisė, ashtu sikur akuzohen sot ish-komunistėt, qė kanė arritur tė qėndrojnė nė krye tė administratės e politikės, nė tė dyja sistemet, pa gjetur asnjė pengesė ligjore, e mbi tė gjitha pa vullnetin pėr ta ndryshuar njė gjė tė tillė.

Bashkėpunėtorėt dhe arsimimi

Arma e parė e pėrdorur kundėr komunizmit nė fillim tė viteve ‘90 ishte arma e parė e pėrdorur nga komunizmi pėr tė indoktrinuar qytetarėt: arsimimi. Asokohe, politikanėt me zell u turrėn pėr tė ndryshuar ēdo gjė qė mund tė indoktrinonte mė shumė njerėz, duke ndryshuar rrėnjėsisht librat shkollorė, duke ndaluar librat komunistė e duke lėvruar pėr lexuesin tė gjitha librat e ndaluara nga regjimi i mėparshėm. Nė dritė, dolėn edhe veprat e tė madhit Gjergj Fishta, ndėr radhėt e tė cilave mund tė shihje njė amanet tė lėnė pas, dėnimin e tė gjithė atyre qė kanė dėmtuar vendin. Edhe Fishta, pėr arsimin luftonte, pėr atė shkruante poema e poezi dhe akuzonte se nė kohėn e tij, nuk kishin bėrė shumė pėr tė ndaluar tė metat e regjimit tė kaluar, atij osman. Kėtė qėndrim ai e mbante edhe nė poemat e tij, qofshin kėto satirike apo jo, ku njė nga figurat mė tė mėdha tė kombit linte tė kuptonte mbi tė keqen qė i sillte vendit tonė, ekzistenca e kėtyre “bashkėpunėtorėve tė regjimit” nė historinė e atėhershme tė vendit. Ai tregon se “spiunėt” ishin ata qė e linin vendin pas, duke mbėshtetur ato qė kishte sistemi i vjetėr, qė nė periudhėn e Fishtės ishin shkollat e huaja. Nė njė prej kėtyre poemave ai shkruante:

"Po, edhe pėrpara luftės Ballkanike,

Nė Shqyptari ka pasė shumė shkolla t'hueja.

Shkolla italjane, turke e helenike,

Shkolla serbjane e..."dijiji" e "kikuje",

Pėr t'rrejtė Shqyptarėt me dokrra politike.

...

Por, shka asht me zi, vete kombit t'ngrate kto shkolla

Po i duhet sod me e imbajtun m'kambe me t'holla"



Regjim i huaj mbi pavarėsi

Pėr Fishtėn, “bashkėpunėtorėt e regjimit” ishin tė rrezikshėm. Nė duar tė atyre ishin lėnė punėt kryesore tė shtetit, ata vendosnin mbi gjithēka, madje edhe mbi jetėn e njerėzve. “Spiunėt” fishtianė ishin tė pamposhtur, e pėr mė keq nė krye tė tė gjitha atyre institucioneve qė duhet tė ishin tė pavarura e tė paprekura nga regjimi i mėparshėm. Ai akuzonte se ushtria, qė duhet tė mbronte kombin, ishte e mbushur nga mbėshtetės tė turqve, qė veē njė dhjetėvjeēarė mė parė, vrisnin e prisnin po ata qė duhet tė mbronin sot.

“...se ushtrija e jonė – mprojtja e jetės kombtare – mund tė lshohet nder duer oficieresh, qi, para ktyne dhetė vjetve kan vra e pre, e vjerrė, e djegė, e pjekė shqyptarėt, pėr arsye qi kta lypshin lirin e jetėn kombtare”, – rrėfente Fishta.

E pėr mė tepėr, ishin po kėta, bashkėpunėtorėt, ata qė e falimentuan ekonomikisht shtetin, ata qė vodhėn ēdo gjė pėr t’ia dhėnė sulltanit, e pėr tė marrė futur ca nė xhep, qė drejtonin sėrish financat e shtetit. E ndonėse liria kishte ardhur nė kohėn e Fishtės, ashtu sikurse ka ardhur liria edhe sot nė kohėn tonė, njerėzit sipas mendimtarit tonė tė madh vazhdonin tė hanin bukė tė thatė, me njė tė tashme tė varfėr, e njė tė ardhme tė pasigurt.

“...se nder zyre tė Financavet t’ona mund t’u epet punė edhe atyne mehmurve, qi kohen e kalueme kan mujt tė jenė teja, a ma mirė me thanė, rrenimi i Financavet tė nji Shteti tė hyej: kshtu edhe kuer tė merret para sysh, se edhe sod Shqyptari, me gjith liri e pamvarsi tė veten, han buk thatė e bishta purrijsh, si pėrpara”, – shprehej shkrimtari ynė kombėtar.

Ndoshta me mė pak dialekt, Fishta sot do tė kishte deklaruar tė njėjtėn gjė dhe tė gjitha pikat pėrkojnė. Nuk e dimė nėse nė ushtri ndodhen “bashkėpunėtorė tė regjimit”, apo nėse financat e vendit drejtohen nga “ish–hajdutėt”, e kėtė gjė nuk kemi pėr ta marrė vesh, pėr aq sa dosjet, qė Fishta kėrkonte tė hapeshin kėtu e 80 vjet mė parė, nuk hapen.

http://poezizemre.tk

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi