poezi

Forumi Poezive


You are not connected. Please login or register

Migjeni, i harruari i Shkodrės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Migjeni, i harruari i Shkodrės prej Wed Jul 23, 2008 3:38 pm

Njė nga poetėt dhe prozatorėt mė tė pėrmendur jo vetėm tė Shkodrės, por edhe tė Shqipėrisė, njė prej mė tė guximshmėve shkrimtarė tė shekullit njėzet dhe mė tė dashurit e brezave tė ndryshėm, Migjeni, po nderohet me njė nga titujt mė tė lartė tė kombit. Por nė fakt ky shkrimtar dhe poet i magjishėm shkodran, ka vite qė nė njė farė mėnyre anashkalohet nė qytetin e tij tė lindjes, nė Shkodrėn e tij tė dashur pėr tė cilėn ai vargėzoi dhe jetoi. Migjeni nė Shkodėr ka njė emėr tė vendosur nė teatrin e qytetit dhe afėr tij njė bust, i cili me tė vėrtetė tė bėn qartė tė kuptosh se nė fakt pėrkujdesja ėshtė diēka jashtė “modės”nė trajtimin e njė figure tė tillė madhore tė letrave dhe autorėve tė lartė shqiptarė, tė fillimeve tė shekullit njėzet. Tashmė nga presidenti Bamir Topi, kėtij kolosi tė letrave ju akordua titulli “Nderi i Kombit” si poet dhe prozator i talentuar edhe pse me njė jetė tė shkurtėr, lindur nė qytetin e rrethuar nga ujėrat. Ndėrkohė vetė qyteti i tij, i cili ka nderuar me tituj nderi, dhjetėra personazhe, apo edhe persona, nuk ėshtė kujtuar ti japė qoftė edhe njė titull, por nuk ėshtė kujtuar gjithashtu pėr nder tė tij, tė organizojė njė seminar apo aktivitet tė rėndėsishėm. Megjithatė nė Tiranė nė ditėt e sotme po nderohet figura e Migjenit, por Shkodra ka kohė qė e anashkalon dhe kjo ėshtė njė bindje e disa prej intelektualėve nė qytet, por edhe e nipit tė tij, Gjergj Pero. Ai thotė: “Mė nė fund po nderohet njė emėr i lėnė nė harresė dhe se Shkodra duhet tė bėjė mė tepėr pėr tė”. Mirėpo nipi i Migjenit nga e ėma, deklaron me forcė se ka pasur edhe synime tė ndryshme pėr emrin e tij, duke arritur deri aty, sa tė propozohet heqjen e emrit tė tij nga teatri “Migjeni”. Por ai tregon edhe pėr shtėpinė muze tė “Migjenit” dhe thotė se kjo shtėpi muze ka qenė e tillė qė nė vitin 1961. Nė kėtė shtėpi kanė qenė ekspozuar tė gjitha reliket e tij, qė nga mė elementarja dhe deri te vepra dhe dorėshkrimet e poetit tė madh ka thėnė trashėgimtari i Migjenit. Por me ardhjen e demokracisė dhe daljen e vendimeve tė qeverisė pėr kthimin e pronave, kjo shtėpi u hoq nga lista e shtėpive muze dhe sot efektivisht, reliket dhe dorėshkrimet e tij ndodhen nė muzeun e Shkodrės. Pero thotė se ėshtė e pajustifikueshme qė Shkodra ka ndenjur nė heshtje pėr Migjenin kur dihet fama dhe nė sa gjuhė ėshtė pėrkthyer. Migjeni ėshtė njė nga figurat madhore tė letrave dhe kulturės shkodrane shumė i lexuar dhe lakuar nė botėn e qytetėruar shqiptare dhe jashtė. Ai ėshtė njė nga risitė e pa pėrsėritshme tė poezisė dhe prozės sė guximshme si dhe njė trajtues i jashtėzakonshėm i problemeve tė kohės. Migjeni me talentin e tij ka nxitur dhjetėra shkrimtarė tė ndjekin rrugėn e vargut tė lirė dhe po ashtu tė mendimit tė lirė dhe pėrparimtar dhe modern. Migjeni ėshtė nga ato autorė qė projektohet nė tė ardhmen dhe qė me krijimtarinė e tij moderne, ėshtė bashkėkohor nė ēdo moment. Tashmė ai ėshtė “Nderi i Kombit” dhe patjetėr qė duhet tė ishte edhe “Nderi i Shkodrės” shumė mė pėrpara se shumė prej atyre qė e kanė pėrfituar ndoshta padrejtėsisht kėtė titull nga Bashkia e qytetit qė i ka sjellė nė jetė dhe shpesh herė nuk i ka trajtuar mirė kolosė tė letrave dhe talentit tė pashtershėm shkodran.

Shiko profilin e anėtarit http://poezizemre.tk

2 Re: Migjeni, i harruari i Shkodrės prej Sun May 02, 2010 1:06 pm

eshte shume e vertete qe nje njeri si migjeni nuk mund te harrohet kurre sepse ai i ka shkruajtur shkodres me nje madheshti si asnje autor tjeter por megjithate une mendoj dhe besoj se dhe migjeni nuk do donte qe njerezit ti kushtonin shume rendesi ne raste kur ata nuk kane buke per te ngrene,nje jete cilesore per te jetuar pra me pak fjale njerezit ne fillim duhet te mendojne per kushtet e jetes dhe em pas te merren pse jo dhe me art poezi etj!!

Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi