poezi

Forumi Poezive


You are not connected. Please login or register

Bardha e Pashės nė vitet dymijė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Bardha e Pashės nė vitet dymijė prej Wed Jul 23, 2008 3:34 pm

Vepra 120-vjeēare e rilindasit Pashko Vasa. “Bardha e Temalit”, ribotohet i pari roman i shkruar nga njė shqiptar. Rilexohet me ēelėsat dogmatikė


Nuk ka shqiptar qė tė mos i dijė dy vargje nga poema “O moj Shqypni” e Pashko Vasės (1825-1892). Janė si melhem i zi edhe pėr gjendjen e sotme shpirtėrore, morale apo fetare tė shqiptarėve. “O moj Shqypni, e mjera Shqypni/ Kush tė ka qitė me krye n’hi” pėrdoren shpesh si retorikė pėr klasėn e sotme politike; “edhe mos shikoni kisha e xhamia/ fe e shqyptarit asht Shqyptaria” sillet si mentalitet dėshmitar nė debatet pėr identitetin fetar tė shqiptarit. Aktivistin e Rilindjes ia kujtojmė sot lexuesit si prozator, pavarėsisht se tė vetmin roman tė tijin dhe i pari nė letėrsinė shqipe e shkroi nė gjuhėn frėnge, nėntė vjet para themelimit tė alfabetit tė shqiptarėve, pra mė 1890. “Bardha e Temalit” ėshtė botimi i fundit i “Naim Frashėrit”, sipas pėrkthimit nga frėngjishtja tė Sotir Cacit me parathėnien e Dhimitėr Shuteriqit, vepėr qė nuk ėshtė shpėrndarė akoma si duhet nė treg. Po nuk ėshtė vetėm kjo. Pėr “Bardhėn” e Vasės thuhet se ėshtė libėr i piratuar nė gjithė kėto vite. Ėshtė e vėrtetė? Pyetėm drejtorin prej dy vitesh e gjysmė tė shtėpisė botuese “Naim Frashėri” qė nuk i ka mbeturgjė nga lavdia e dikurshme. “As qė diskutohet dhe ka tė njėjtin fat qė kanė dhjetėra e dhjetėra tituj tė marra nga “Naim Frashėri”. E kanė botuar 2-3 shtėpi botuese emrat e tė cilave nuk mund t’i them tani, por qė botimet kanė qenė pa etiketėn e “Naim Frashėrit”,” na tha Bahri Myftari. “Faktikisht, - do thoshte ai, - botimet pirate nuk ma merr mendja se gjenden nė qarkullim, duke tatuar pulsin e tregut dhe kėrkesat, veē kėsaj ai botim qė mė ka rėnė mua nė dorė nuk ėshtė absolutisht i krahasueshėm me tonin.”

Nė tė vėrtetė as vetė ky “Naim Frashėr” qė drejton Myftari nuk tregohet i sinqertė deri nė fund me botimin. Nė faqen e tė dhėnave jepet edhe numri i celularit tė drejtorit, por jo tė dhėnat pėr ribotimet qė i janė bėrė “Bardhės” nė vite.

Libri nė fjalė ka njė fjalė hyrėse tė Dhimitėr Shuteriqit. A nuk do ishte mirė qė botimi i rrallė tė kishte edhe njė vėshtrim studiuesi tė kohės sonė, pėr t’i bėrė njė lexim “tjetėr” veprės sė vitit 1890? “Po, po, e kam pasur parasysh edhe kėtė qė thua ti, po studiuesit e pėrkthyesit ku t’i gjesh” pėrgjigjet Myftari.

Parafjala e Shuteriqit na ēon nė vitet e regjimit kur feja, njė element qė ai e merr pėr diskutim nga romani “Bardha e Temalit” shihet si njė “kufizim i autorit”, i cili “nuk e ka kuptuar se sa false dhe e paaftė ėshtė pėr tė sjellė emancipimin shoqėror, pėr tė siguruar njė tė ardhme mė tė mirė”.

Nė prezantimin qė i bėn Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve shtėpisė botuese “Naim Frashėri” thotė se pas viteve 90-tė, kjo shtėpi duke larguar njėherė e mirė parimet dogmatike tė trashėguara nga realizmi socialist, u pėrpoq dhe mundi tė kapė kohėn, tė shfrytėzojė traditėn e mirė, tė shfrytėzojė hapėsirat e reja, dhe tė vėrė pėr kryefjalė: cilėsinė, vlerėn e veprave apo tė autorit.

Pikėrisht pėr fotokopjimin e leximit tė traditės ishte fjala, kur drejtori Myftari qė ėshtė vetė shkrimtar, e ktheu: “Edhe sikur tė kenė bėrė ndonjė gabim tė vogėl ata “tė vjetrit”, janė shumė tė falshėm nė krahasim me gabimet dhe ato qė ndodhin sot nė letėrsi. Kėshtu qė nuk mund t’i heqėsh dot asgjė kėtij botimi. Kėtė jua them jo vetėm si nostalgji, jo vetėm si elbasanas, por realisht parathėnia e Shuteriqit ėshtė shumė ndihmuese pėr lexuesin. Veē kėsaj pėrkthimi ėshtė bėrė nga njė kryemjeshtėr i frėngjishtes si Sotir Caci”.

Ashtu siē nuk kishte arsye dikur t’ia priste mendja njeriu, as vetė Sotir Cacit, “Naim Frashėri” i paguan tė drejtė autori, e nė mos qoftė, gjallė paguan trashėgimtarėt.

Kėshtu vajzės sė Cacit i ka takuar tė marrė 30 mijė lekė tė cilat familja e saj me dashamirėsi nuk i ka tėrhequr fare.

“Naim Frashėri”, pasi ėshtė mjelė sa ėshtė tharė, sot mbahet nga tre njerėz: drejtori, ekonomisti dhe menaxheri. Ajo boton letėrsinė shqiptare tė traditės dhe autori kryesor ėshtė Naim Frashėri. Po sot nuk ėshtė gjė e re ribotimi i Frashėrit, Asdrenit, Ēajupit, sepse janė autorė tė programeve shkollore. Nė tė kundėrt, ėshtė i kuptueshėm edhe ky pak shėrbim qė i ėshtė bėrė “Bardhės sė Temalit”. Shkurt: pasuria e “Naim Frashėrit” thėnė nga goja e drejtorit Myftari, “janė veprat qė kanė mbetur, ato pak qė kanė mbetur, kryesisht tė Naim Frashėrit. Ėshtė nė interes tė shtetit qė ta mbajė kėtė shtėpi botuese pėr tė zbatuar politikat e veta”.

Le t’i kthehemi “Bardhės” jeta nė tė ardhmen e tė cilės ėshtė e lidhur me kėtėpanoramė tė viteve dymijė. “Barda de Témal”, nė origjinal ose “Scenes de la vie albanaise” u botua Paris mė 1890 nga Albeert Savine, me pseudonimin Albanus Albano. Ėshtė quajtur njė roman shoqėror, njė roman dokesh e zakonesh qė pėr kohėn kur ėshtė shkruar ngre probleme tė rėndėsishme si emancipimi i gruas. Bardha nga Temali pėrballet me kodet mė tė ashpra me tė cilat njė grua e kohės sė saj dhe mė vonė e kish lidhur jetėn: martesė me njė burrė tė panjohur. Dhe nė horizonte, aq e rrallė, shfaqet si shpėtim njė dashuri me “njė njeri qytetar”. “Pashko Vasa ėshtė mjeshtėr nė dhėnien e nuancės dialektore. Nėse ka ndonjė naivitet nė hartimin e konfliktit, ėshtė normale”, thotė botuesi Myftari. Ai e quan njė peizazhist tė jetės shkodrane, vend ku Vasa u lind, “njė rilindas i madh edhe nė letėrsi”.

Shiko profilin e anėtarit http://poezizemre.tk

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi