poezi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
poezi

Forumi Poezive


You are not connected. Please login or register

Droga dhe Alkoli

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Droga dhe Alkoli Empty Droga dhe Alkoli Mon Jul 21, 2008 3:01 pm

Poeti_Perlotur


Admin

Alkooli, shume i demshem per njeriun!

Njė studim i botuar nė gazetėn mjekėsore britanike, Lancet thotė se nė vendet ku pirja e alkoolit me shumicė ėshtė tipike, ai ėshtė pėrgjegjės pėr paraqitje tė sėmundjeve tė tilla si kanceri, sėmundje tė zemrės, sėmundje mendore si dhe aksidente tė ndryshme.

Nė pjesė tė Evropės Lindore dhe Azisė Qėndrore, mė shumė se 12% e tė gjitha sėmundjeve dhe vdekjeve mund t'i atribuohen alkoolit, ndėrsa nė botėn myslimane ku tė pirėt e alkoolit nuk ėshtė tipike, shifra qėndron nė mė pak se 1%.

Duhanepiresit u shkaktojne kancer femijeve!

Shkencėtarėt thonė se fėmijėt, tė cilėt ekspozohen ndaj tymit tė duhanit nė shtėpi pėr disa orė ēdo ditė, edhe pse nuk tuhatin vetė, kanė tre herė mė shumė mundėsi tė sėmuren nga kanceri nė mushkėri kur tė rriten se fėmijėt e atyre qė nuk pijnė duhan. Edhe fėmijėt qė ekspozoheshin pėr vetėm disa herė nė javė kishin mundėsi ta merrnin sėmundjen njė herė e gjysmė mė shumė.

Studiuesit arrijnė nė pėrfundimin se njerėzit nuk duhet tė pijnė duhan nė prani tė fėmijėve tė tyre.

Shkencėtarėt, qė botuan gjetjet e tyre nė British Medical Journal, e zhvilluan studimin e tyre me mė shumė se 300 mijė vetė nė tė gjithė Evropėn.

Tuhatėsit

Shkencėtarėt thonė se kur njė person e fillon duhanin qė nė moshė tė re, ai e ka mė tė vėshirė se sa tė tjerėt pėr tė hequr dorė prej tij. Studimet kanė treguar se adoleshentėt jepen shumė pas duhanit.

Cilido qoftė efekti i nikotinės fillimisht nė organizmin e njeriut, efektet negative janė mė tė vogla tek adoleshentėt dhe tė rinjtė se sa tek tė rriturit. Kjo i bėn ata ta pijnė mė tepėr duhanin.

Kur duhani pihet pėr dekada tė tėra dhe nė trup hyjnė elementėt helmuese, pikėrisht kjo shkurton jetėn. Pra, nuk ėshtė thjesht nikotina, por ėshtė ekspozimi i vazhdueshėm ndaj elementėve tė tjerė tė rrezikshėm tė duhanit, ajo qė dėmton.

Studimi mė i gjatė i bėrė ndonjėherė mbi efektet e pirjes sė duhanit mbi shėndetin ka arritur nė pėrfundimin se pirėsit e duhanit jetojnė mesatarisht dhjetė vjet mė pak se sa ata qė nuk pijnė duhan.

Hulumtimi, i botuar nė British Medical Journal, filloi para pesėdhjetė vjetėsh kur u vu lidhja e parė midis duhanit dhe kancerit tė mushkėrive.

Hulumtimi tregoi poashtu se lėnia e duhanit, madje edhe nė moshėn gjashtėdhjetė-vjeēare, mund tė pėrmirėsojė jetėgjatėsinė pėr tri vjet, ndėrsa lėnia e duhanit nė moshėn tridhjetėvjeēare duket se anulon dėmin qė i ėshtė bėrė shėndetit mė parė.

Studiuesit kanė arritur nė pėrfundimin se ėshtė mė e rėndėsishme qė fėmijėt tė mos lejohen fare ta pijnė duhanin.

Studime tė tjera tregojnė se njerėzit me tė ardhura mė tė vogla dhe ata me njė nivel mė tė ulėt shkollimi, konsumojnė mė shumė duhan. Me pirjen e duhanit kėta e keqėsojnė edhe mė shumė gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale. Tė varfėrit shpenzojnė mė shumė pėr duhan, se sa pėr plotėsimin e nevojave tė tjera bazė si ushqimi, kujdesi shėndetėsor dhe arsimimi.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė llogarit se ēdo 6,5 minuta nė botė vdes njė njeri nga pasojat e pirjes sė duhanit. Kėshtu rreth 5 milionė persona gjejnė vdekjen nė njė vit dhe sipas parashikimeve ky numėr pritet tė dyfishohet gjatė 20 vjetėve tė ardhshėm.

Sėmundjet dhe vdekja si pasojė e pirjes sė duhanit godasin gjithnjė e mė shumė pikėrisht vendet e pazhvilluara. Shikuar nga numrat del se 84 pėrqind e tė gjithė njerėzve qė pinė duhan jejtojnė nė vendet nė zhvillim.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė llogarit se nga pasojat e pirjes sė duhanit gjithnjė e mė shumė rėndohet edhe sistemi shėndetėsor. Sipas tė dhėnave tė Bankės Botėrore gjashtė deri 15 pėrqind e tė gjitha shpenzimeve tė sistemit shėndetėsor nė vendet e zhvilluara industriale jepen pėr shėrimin e sėmundjeve nga duhani. Pėr vendet e varfėra nuk ekzistojnė tė dhėna tė sakta, por ėshtė e ditur se shpenzimet pėr kėto qėllime janė jashtėzakonisht tė larta.

Solventet

Inhalants, glue.

http://poezizemre.tk

2Droga dhe Alkoli Empty Re: Droga dhe Alkoli Mon Jul 21, 2008 3:02 pm

Poeti_Perlotur


Admin

Kategoria e droges.

Depresante te sistemit nervor qendror.

Potenciali per adaptim. Varesia.
Ka pak rrisk fizik per varesi fizike nga abuzimi i solventeve, por perdoruesit e rregullt mund te behen te varur psikologjikisht.
Te rinj me probleme personaliteti e ne familje jane ne rrezik te vecante per tu bere perdorues te rregullt te solventeve.

Menyra e perdorimit.
Duke marre fryme (thithur avujt), zakonisht nga nje qese plastike te vene ne hunde dhe/ose ne goje, ose nga nje cope rrobe a shami e zhytyr ne solvente.

Perdorimet e ligjshme.
Solventėt pėrdoren kudo; nė industri, prodhime shtėpiake e ato kozmetike. I hasim nė formė spėrkatėsi (spray) pėr floke, pėr bojė, si gaz ēakmakesh, dhe deodorantė.
Ato gjinden ne adezive (ngjites), bojra, ne solucionet per heqjen e bojes, karburante (benzina) dhe ne lengjet pastruese.
Produktet te cilat permbajne ose jane solvente nuk duhen shitur tek personat nen moshen 18 vjecare.

Efektet afatshkurtra.
Nje fare euforie e lehte, marrje mendesh, konfuzion, dhe pergjumje progresive; me rritjen e dozes kemi humbje te kordinimit. Aksidentet e te gjitha llojeve kane shance te ngjasin. Ritmi i zemrės mund te shqetesohet, ndonjehere ne menyre fatale. Dozat e larta sjelli keq-orientim, halucinacione, humbje te vetedijes. Marrje mendesh, te vjella, dhe dhimbje koke jane te pranishme gjithashtu. Eshte nje fenomen ne rritje ne te rinjte ne mbare Europėn, japim nje shembull ketu, ne Gjermani ka mbi 117 vdekje te shkaktuara prej tyre ne vit, France 120 e Britani 100.

Efektet afatgjata. Rreziqet.
Nje nga rreziqet me te medha te abuzimit te solventeve eshte: plagosja apo vdekja aksidentale, kur individi eshte nen efektin e tyre. Disa produkte, vecanerisht gazet ne forme aerozolesh, gazi i butanit, dhe lengjet qe i perdorim per pastrim, mundet qe ta crregullojne ne menyre serioze ritmin e zemres e disa here sjellin vdekje.
Aerozolet (spray) e butani (gaz) gjithashtu mund te sjellin MBYTJE, duke ftohur pernjehere rruget e frymemarrjes e keto jane vecanerisht te rrezikshem nese leshohen ne goje !
Jane raportuar raste kur leshimi i gazit butan ne goje ka shkaktuar zjarr.
Produktet ne trajte aerozoli, si deodorantet e boja (ne forme kutish qe perdoret si spray ) mund te mbysin perdoruesin duke bllokuar mushkerite.
Njerezit kane vdekur duke thithur solvente nga thase plastike te vene mbi koken e tyre. Ekziston nje rrezik per vdekje nga inhalimi i te vjellave e depresioni i mekanizmit te frymemarrjes.
Perdorimi afatgjate i lengjeve pastruese me baze solventesh mund te sjelle demtime te perhershme te mėlēisė e te veshkave, ndersa ekspozimi per nje kohe te gjate ndaj benzenit (gjendet ne cimentot plastike, pastruesit e bojes, karburantet) mund te cojne ne probleme te gjakut e te melcise. Adezivet me baze Hekzani mund te sjellin demtime nervore te cilat shfaqen ne humbje ndjeshmerie e tremor. Thithja e perseritur e karburanteve te papastra - ne anglisht Leaded Petrol - (qe do te thote benzine e pasur ne plumb, plumb-plumbi/ Pb- metal i rende) con ne helmime Plumbi.
Perdorimi i rregullt i solventeve sjell, mbi-lodhje, dobesi te pergjithshme e harrese. Perdorimi i "rendeshem" i tyre shihet ne uljen e rezultateve te studentit e nxenesit dhe shoqerohet me humbje ne peshe, depresion, e nje perkeqesim te plote te shendetit.

Shenjat e abuzimit.
Shumica e abuzueseve jane adoleshente, por ka nje game perdoruesish nga 10-19 vjecare, megjithate mosha mesatare 14-15 vjecaret, per kete tip te abuzimit te drogave eshte ne ulje, kur ekspansioni ne te dy anet e spektrit eshte ne rritje !
Shenjat e qarta te saj perfshijne nje ere kimike ne fryme dhe shenja apo njolla te ngjitesve (adezive), bojes a solventeve te tjere ne trup apo rroba. Sjellje evazive, ndryshime te temperamentit, dhimbje apo plage te pazakonta rreth gojes, hundes, e syve dhe nje kolle te vazhdueshem.

Bashkeveprimi.
Thithja e solventeve rrit rriskun e sedatimit me cdo barne qe ka efekt sedativ ne sistemin nervor qendror. Barna te tille perfshijne barnat kunder ankthit, ato te gjumit, opiatet, anti- depresantet triciklike, anti- psikotiket dhe alkoholin.


Fenkciklidina (Phecyclidine)


Emra te tjere.

PCP, angel dust, crystal, ozone.

Kategoria e droges.

Anestetik i pergjithshem, Halucinogjen.

http://poezizemre.tk

3Droga dhe Alkoli Empty Re: Droga dhe Alkoli Mon Jul 21, 2008 3:03 pm

Poeti_Perlotur


Admin

Menyra e perdorimit.
Mund te thithet permes hundes, perdoret ne perzierje per tu pire si duhani (ne trajten e angel dust), kaperdihet (si tableta) , ose, ne raste te rralla injektohet.

Perdorimet e ligjshme.
Megjithese dikur perdorej si anestetik, nuk ka me perdorime mjeksore. I vetmi perdorim legal i tij haset ne mjekėsine veterinare. Eshte i klasifikuar si droge e klases A, Skedina II.
Efektet qe ka Fenciklidina ne sjellje (shih me poshte) e bejne ate nje nga DROGAT ME TE RREZIKSHME.
Per fat te mire, ne Europe eshte teper e rralle kjo droge.

Efektet afatshkurtra.
Fenciklidina e marre ne doza te vogla ne pergjithesi sjell, nje gjendje euforie { "high" }, por ngandonjehere sjell ankth ose depresion. Kemi perkeqesim te kordinimit te te folurit e te levizjes, dhe mendimi e perqendrimi ulen ne menyre te konsiderueshme. Mund te kemi halucinacione dhe sjellje agresive. Efekte te tjera te mundeshme jane rritja e ritmit te zemrės dhe e presionit te gjakut, dilatim (zgjerim) te pupilave, tharje te gojes, tremor, mpirje, e nje ulje te konsiderueshme te sensitivitetit ndaj dhimbjes, e cila mund te sjelle veshtiresi per te qetesuar e frenuar nje person qe eshte bere agresiv nen influencen e kesaj droge. Dridhje, te vjella, dobesim muskular, dhe rigjiditet (ngurtesim) mund te shihen ne keto individe. Dozat e larta sjellin koma ose gjendje stupori.
Periudha e sherimit eshte shpesh e zgjatur, me periudha alternimi ndermjet te qenit zgjuar dhe gjumit, zakonisht e ndjekur kjo nga nje humbje e kujteses gjate episodeve kur perdoruesi ishte nen influence .

Efektet afatgjata. Rreziku.
Perdorimi i perseritur i Fenciklidines mund te sjelle paranoje, halucinacione auditore, sjellje agresive, ankth, depresion te thelle, dhe skizofreni. Ne gjendje te depresuar perdoruesi mund te tentoje suicid (vetvrasje) duke marre nje overdoze. Perdoruesit e rendshem te tij mund te kene demtime ne tru, te cilat mund te sjellin humbje te kujteses, humbje te orientimit, shqetesime vizuale, dhe veshtiresi ne te folur.
Vdekjet, pikerisht nga konvulsionet e shpeshta e te perseritura ne nje afat te gjate kohor, arreste kardiake apo respiratore, dhe carje te eneve te gjakut ne tru jane raportuar. Pas dozave te larta ose nje kome te gjate gjithastu ka rrezik per crregullim mendor te perhershem.

Shenjat e abuzimit.
Perdoruesi i kesaj droge mund te duket si i pire kur eshte nen influencen e saj. Sjellje e pakendeshme dhe agresive, ndryshime violente te temperamentit plus kalime te alternuara ne depresion mund te jene te zakonshme ne perdoruesit e rregullt.

Bashkeveprimi.
Marrja e Fenciklidines mund te inhiboje efektet e barnave kolinergjike, po ashtu dhe te beta-bllokuesve e barnave anti-hipertensive.


Nitritet


Emra te tjere.

Amyl nitrite, butyl nitrite, poppers, snappers.

Kategoria e droges.

Vazodilatator (zgjeron enėt e gjakut) .

Potenciali per adaptim. Varesia.
Nitritet nuk jane pare te shkaktojne varesi fizike; simptoma madhore te Terheqjes nuk jane raportuar asnjehere. Megjithate, perdoruesit mund te behen te varur psikologjikisht nga efekti stimulant i ketyre drogave.

Menyra e perdorimit.
Me inhalim, zakonisht nga shishe te vogla, ose ampula te vogla xhami te cilat thyhen.

Perdorimet e ligjshme.
'Amyl nitrite' ne fillim perdorej ne trajtimin e angines, por tani eshte zevenesuar nga barna me te sigurta e me efekt me afatgjate. Perdoret si Antidote ne rastet e helmimeve nga cianidi. Nitritet e Butyl-it e Izobutyl-it nuk perdoren ne mjekėsi.

Efektet afatshkutera.
Nitritet rrisin fluksin e gjakut, duke zgjeruar enet e tij. Ato i japin perdoruesit nje ndjenje te shpejte "eksitimi", e ndjere kjo si nje shperthim masiv energjie. Efektet me pak te kenaqeshme perfshijne nje rritje te ritmit te zemrės, skuqje intensive ne lekure, marrje mendesh, te fiket (humbje ndjenjash), dhimbje pulsative te kokes, marrje mendesh, ndjenje te vjelli dhe kolle. Dozat e larta sjellin te fiket dhe mund te shkaktojne nje cngjyrim te lekures qe tenton drejt bluse, pasoje kjo e alterimeve qe ndodhin ne hemoglobinen e rruazave te kuqe te gjakut.

Efektet afatgjate dhe rreziqet.
Nitritet jane droga qe veprojne TEPER SHPEJT !
Efekti i tyre fillon rreth 30 sekonda pas inhalimit dhe zgjat jo me shume se 5 minuta. Perdoruesit e rregullt jane bere TOLERANT ndaj ketyre drogave, pra duke kerkuar doza akoma me te larta per te arritur efektin e deshiruar. Demtimet fizike qe zgjasin, perfshire ketu problemet kardiake, mund te rezultojne nga perdorimi kronik i ketyre drogave, dhe raste vdekje kane ndodhur.
Rreziku i efektit TOKSIK vjen ne rritje ne ato qe kane tension te ulet te gjakut. Nitritet mendohet se precipitojne fillim e glaukomes te personat me predispozicion per te, duke rritur presionin brenda syrit.

Shenjat e abuzimit.
Nitritet kane nje ere te forte, si ere frutash. Ato avullojne shpejt; perberja e nje shishe te vogel e lene e pambyllur me tape zakonisht zhduket brenda 2 oresh. Kjo mund te dallohet vec nese personi shihet duke mare kete droge ose ne rast overdoze, e vetmja shenje e abuzimit eshte cngjyrimi i lekures drejt bluse.

Bashkeveprimi.
Efekti i uljes se tensionit te gjakut qe rezulton nga keto droga, mund te rritet nga alkoholi, beta-bllokuesit, bllokuesit e kalciumit, dhe antidepresantet triciklike, duke rritur rrezikun per marrje mendesh e te fiket.

Nikotina


Emra te tjere.
Gjindet ne produktet e duhanit.

Kategoria e droges.
Stimulant i sistemit nervor qendror


Potenciali per adaptim. Varesia.
Nikotina e duhanit (tabacco) eshte direkt pergjegjese e varesise tek mbi 1/3 e popullsise te cilet jane pires te duhanit. Shume jane psikologjikisht te Varur ne procesin e pirjes se duhanit; shume njerez qe e fillojne duhanin-vazhdojne ta pijne rregullisht ate; dhe shume te tjere behen te varur fizikisht nga nikotina.
Ndalimi mund te prodhoje simptoma te perkoheshme Terheqje, ku perfshihen: marrje mendesh, dhimbje koke, diarre, uri(oreks te shtuar), pergjumje, lodhje, insomnia, irritabilitet, depresion, pamundesi per tu perqendruar, dhe deshire per te pire prape cigare.

Menyra e perdorimit. Zakonisht pihet ne forme cigaresh, purosh e me cibuk. Nganjehere me thithje nga hunda (sniffed - tobacco snuff) ose e pertypur (chewed tobacco).

Perdorimi ligjor.
Nuk ka kufizime ligjore ne perdoruesit e duhanit. Shitja e tij, megjithate, eshte e ndaluar per personat mbi 16 vjec, ose duhet ndaluar ne vendet ku mungon legjislacioni per kete problem.
Camcakeze me perberje nikotine ose ne forme plasteri te ngjitur ne lekure (nicotine patches) mund te jepen per periudha te shkurta se bashku me terapi ne modifikimin e sjelljes per te ndihmuar ata qe duan te lene duhanin.
Nikotina gjithashtu perdoret dhe si insekticid (eshte nje helm shume i fuqishem) .

Efektet afatshkurtra.
Nikotina stimulon sistemin nervor simpatik. Ne perdoruesit e rregullt te duhanit, rrit perqendrimin, liron tensionin dhe lodhjen e kundershton merzitjen e monotonine. Keto efekte kane jete te shkurter, pra kemi inkurajim te perdorimit frekuent. Ne efektet fizike mund te fusim, ngushtimin e eneve te gjakut, rritjen e ritmit te zemrės e te presionit te gjakut dhe reduktim ne sasine e urines. Perdoruesit per here te pare shpesh kane marrje mendesh e ndjenje te vjellash, disa dhe mund te vjellin.

Efektet afatgjata.
Nikotina e marre rregullisht mund te shkaktoje nje rritje te acideve yndyrore ne gjak. Ky efekt, kombinuar me efektin e saj ne ritmin e zemres (rritjen) dhe ngushtimin e eneve te gjakut, mund te rrise shancin per semundje te zemres si dhe ato te qarkullimit; perfshire anginen, presion te larte te gjakut, semundje vaskulare periferale, hemorragji cerebrale e tromboze koronare. Gjithashtu efektet e saj stimulatore sjellin mbiprodhim te acidit te stomakut, duke kultivuar keshtu nje terren per ulcera peptike.

Rreziqe te tjera te mirenjohura nga pirja e duhanit si: probleme gjate shtatezanise e kancere te gojes, fytit e mushkerive, mund te jene si pasoje e perberesve te tjere te demshem qe ka duhani. Sot besohet se kimikati i cili shkakton kancer qe gjindet ne duhan eshte benzo (a) pyrene diol epoxide.

Shenjat e abuzimit.
Piresit e rregullt te duhanit shpesh kane nje si ngjyre te verdhe ne gishta e dhembe si dhe ere te keqe nga goja. Era e duhanit mund te ngelet dhe ne floke apo ne rroba. Kolla e duhanxhiut ose "mosngopja me fryme" jane shenjat e hershme te demtimit te mushkerive apo te zemres.

Bashkeveprimi.
Pirja e duhanit ul perqendrimet ne gjak te barnave te ndryshme. Keto barna perfshijne benzodiazepinat, antidepresantet triciklike, teofilinen, propranolol, heparine dhe kafeine. Diabetikeve mund tu duhen doza me te rritura insuline. Rreziqet mjekesore te marrjes se kontraceptiveve orale rriten nga pirja e duhanit.

Keshilla praktike :
^ Mos filloni duhanin; Nikotina eshte TEPER adiktive.
^ Nese jeni pires i Duhanit, lere sa me pare dhe ne qoftese nuk keni AKOMA efekte te pakendeshme.
^ Kerko keshilla e mbeshtetje nga Doktori i familjes.
^ Kontakto me te tjere persona ose grupe te cilat ndihmojne njerezit te lene duhanin.

http://poezizemre.tk

Sponsored content



Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi