poezi

Forumi Poezive


You are not connected. Please login or register

Pak me shum te bukura

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Pak me shum te bukura prej Mon Jul 21, 2008 2:35 pm

Adelina Ismaili gjithashtu nė fotot mė tė fundit duket si njė tjetėr person, nėse do tė krahasohej me daljen e saj tė parė nė skenė, kur ende 14 vjeē dhe tejet e imėt kėndonte "Mos ma gjuj diellin me gurė". Nuk kishte asgjė seksi nė pamjen e saj tė asaj kohe, e vetmja gjė qė binte nė sy tek ajo, ishte njė lirshmėri nė skenė qė nuk e kishte pasur asnjė kėngėtare tjetėr. As buzė tė mėdha, as vetull me njė tė ēarė nė mes (ishte nė fakt Adelina ajo qė solli kėtė lloj vetulle nė modė) as mollėza tė kėrcyera e as fizik seksi. Por vajza ēapkėne njė vit mė pas do tė shfaqej me njė pamje mė seksi, dhe do tė guxonte qė tė realizonte tė parėn zhveshje nė njė skenė shqiptare, me njė palė tė brendshme tė kuqe. Dhe qė nga ajo ditė, ekstravagancat e Adelinės kanė qenė po aq tė shpeshta sa edhe daljet e saj nė skenė. Nė mos mė tepėr. Prej vitesh nuk ka sjellė asnjė hit. Por ka vijuar tė ēudisė me imazhin e saj: herė provokuese, herė mjaft e egėr nėpėr foto, dhe sė fundmi e zbutur por me njė tjetėr ndryshim: buzėt. Shumė mė tė mėdha se dikur dhe me njė tė stėrfryrė nė pjesėn e pėrparme, qė tė kujton fotot e Loredana Leccizo-s qė shkaktuan mjaft bujė nė Itali rreth dy vjet mė parė, duke sjellė alarmin e operacioneve plastike. E megjithatė, nga Adelina asnjė koment. Ka pozuar me buzėt e saj tė tė superfryra pa pranuar tė komentojė nėse kjo ėshtė rezultat i ndonjė ndėrhyrjeje. Siē nuk e ka komnetuar edhe asnjė tjetėr pėrpara saj.

Shiko profilin e anėtarit http://poezizemre.tk

2 Re: Pak me shum te bukura prej Mon Jul 21, 2008 2:36 pm

Elsa Lila

Dikush thjesht ėshtė mė fotozhenike. Tė tjerat janė nė kėrkim tė stilit tė duhur, me tė cilin shfaqin anėn e tyre mė sensuale. Tė tjera akoma guxojnė me bisturitė. Ja se si kanė ndryshuar femrat e njohura shqiptare ndėr vite Nuk e sollėn pothuajse pėrdore nė sallėn e madhe tė Pallatit tė Kongreseve, Elsa Lila, e mėsuar deri nė atė ditė me skenat e pallatit tė pionierėve, nuk trembte askėnd. Askush nuk mund ta llogariste si njė rivale tė denjė atė vajzė tė vogėl, qė nė fakt do t'u rrėmbente njėri pas tjetrin plot dy ēmime tė para festivalesh. Dhe nėse nė pak kohė mė pas kushdo nga kėngėtaret e mėsoi se nuk ishte aspak e lehtė tė mateshe me Elsėn nė skenė, vetėm katėr vjet pas asaj daljeje tė parė nė skenė, e kuptoi se me Elsėn nuk ishte e lehtė tė mateshe edhe jashtė skene. Sepse rosaku i vogėl ishte bėrė njė mjelmė e bukur. E ftuar nė njė spektakėl tė tė dielave nė drekė, Elsa Lila do tė shfaqej ashtu siē nuk e kishin imagjinuar, mjaft e hirshme e me njė pamje kokete. Me pamjen e saj trendy me dy gėrsheta model kurriz-peshku, ajo nuk ngjante me ēupėlinėn e dikurshme tė festivalit, ku ajo fitoi ēmimin e parė e veshur me njė "tailleur" tė zi si prej vajze tė madhe, me flokėt me onde tė mėdha e vetulla tė trasha. Nuk ngjante as me vajzėn e njė festivali tė njė viti mė pas me kostumin e bardhė qė i fshihte ēdo formė femėrore e flokėt si iriq. Tashmė kishte pamjen e njė adoleshenteje simpatike, qė ėshtė nė njė vijė me modėn. Ndryshe nga sot, gjashtė vjet mė pas, kur pėrpara aparatit tė Fadil Berishės, Elsa Lila ėshtė shndėrruar tėrėsisht. Asnjė lloj ndėrhyrjeje estetike: grimi i duhur, veshje sensuale dhe pastaj fotografi e ka pasur tė thjeshtė tė nxjerrė sharmin e saj natyral dhe ta sjellė si njė modele, njė karrierė kjo, qė Elsa Lila nuk ka ndėrmend t'i hyjė.

Shiko profilin e anėtarit http://poezizemre.tk

3 Re: Pak me shum te bukura prej Mon Jul 21, 2008 2:36 pm

Ledina Celo

Krejt ndryshe nga kėto shkėlqime qė kanė tė bėjnė thjesht me gjetjen e stilit apo tualetit tė duhur ka ndodhur me Ledina Ēelo. Nė fillim, ajo nuk ra fare nė sy pėr ndonjė bukuri tė jashtme, madje nė njė konkurs ku tentoi tė merrte pjesė, nuk u pėrzgjodh fare. Gjithsesi ajo nuk mund tė kufizohej thjesht me vokalin: e kishte kuptuar se pamja e jashtme shtonte shumė pikė. Dhe nėse Ledina kishte pasur fatin tė lindte me kėmbė tė gjata, kjo nuk do tė thoshte qė ajo tė mos e ndihmonte edhe ca fatin pėr t'u bėrė mė joshėse. Prandaj dhe njė ndėrhyrje estetike nė hundė ishte hapi i duhur. Eshtė njė nga tė parat femra tė ekranit qė e provoi bisturinė dhe mund tė thuhet e vetmja qė vijon tė kėmbėngulė qė tek ajo nuk asnjė gjė jonatyrale. Dhe kur mohon hundėn, tė tjerat nuk ka si t'i pranojė. Silikoni nė gjoks pėr shembull, ėshtė gjithmonė i pėrgėnjeshtruar nga Ledina Ēelo, e cila kur pyetet se si ka mundėsi qė dikur nuk kishte format e hajthme qė ka sot, thotė thjesht se atėherė ka qenė shumė e vogėl pėr tė pasur njė pamje seksi. Me kalimin e viteve pastaj…

Shiko profilin e anėtarit http://poezizemre.tk

4 Re: Pak me shum te bukura prej Mon Jul 21, 2008 2:37 pm

Valbona Coba

Po kėshtu edhe Valbona Ēoba, nuk kujtohet mė me pamjen e saj me kaēurrela (pakkush nė fakt e di qė flokėt e saj natyrale janė pikėrisht kėshtu) apo me veshėt paksa llapushė si nė natėn e konkursit tė parė tė bukurisė shqiptare "Miss Albania". Qė nga ajo kohė Valbona ka prerė flokėt, ka pozuar me paruke tė verdhė, ka provuar grimin e rėnduar nė fotografitė e shkrepura kur punonte si modele nė Greqi, derisa zbuloi Amerikėn. Me stilin amerikan tė "look"-ut - tualet natyral, ajo duket mjaft e freskėt. Edhe pse tashmė ėshtė tek tė tridhjetat, vijon tė shkėlqejė.

Shiko profilin e anėtarit http://poezizemre.tk

5 Re: Pak me shum te bukura prej Mon Jul 21, 2008 2:37 pm

Inva Mula

Inva Mula ėshtė gjithashtu njė nga ato qė shfaqin pamjen e modeles kur janė pėrpara objektivit tė Berishės. Sigurisht qė kėngėtares nuk i kanė munguar kurrė hiret natyrore. Por ja qė kurrsesi nė jetėn e pėrditshme nuk e ka pamjen e fotografive tė cover-ave tė CD-ve tė saj apo tė kalendarėve. Pa ndonjė ndėrhyrje tė madhe, thjesht grimi i duhur dhe kėndi i duhur i fotografisė. Shtuar kėtu edhe stilin e saj klasik, me tė cilin shfaqet nė skenė apo nė fotografi, ajo shfaqet shumė mė joshėse sesa mund tė duket nė jetėn e pėrditshme.

Shiko profilin e anėtarit http://poezizemre.tk

6 Re: Pak me shum te bukura prej Mon Jul 21, 2008 2:37 pm

Soni Malaj

Dhe sa i takon stilit, ky ėshtė i vetmi qė ka ndryshuar tek Soni Malaj, ish- solistja e grupit "Spirit Voice". Pasi Soni nė fakt gjithmonė ėshtė quajtur njė vajzė e bukur. Por ėshtė shndėrruar krejtėsisht pėr shkak tė tė qenit gjithmonė nė kėrkim tė njė stili. Nė fillim, me gjithė moshėn e freskėt, ėshtė shfaqur me tualetin qė pėrdorej rėndom nė fund tė viteve '90: makijazh super i rėndė dhe flokė mė se natyrale. Pastaj, gjithmonė duke kėrkuar njė stil qė t'i pėrshtatej, Soni ka provuar flokėt e shkurtra, tė drejta apo kaēurrela, herė tutat e herė veshjet ekstravagante apo fustanet femėrore, herė ėshtė shfaqur nė mbipeshė dhe herė ėshtė dukur super nė formė (sekreti i saj janė orėt e gjata nė palestėr). Njė karakter gjithmonė pėrballė ndryshimit, siē ka bėrė edhe me muzikėn apo me emrin e saj (Sonila dikur thėrritej Sonja, pėrpara se tė bėhej Soni). Nė fakt, qė kur ka filluar karrierėn si soliste duke u vetėpagėzuar Soni, ajo nuk ka bėrė mė ndryshime drastike nė look-un e saj. Megjithatė …

Shiko profilin e anėtarit http://poezizemre.tk

7 Re: Pak me shum te bukura prej Mon Jul 21, 2008 2:38 pm

Eranda Libohova

Pėr njė kohė tė gjatė edhe Eranda Libohova ka ruajtur pamjen qė ka sot. E vetmja gjė qė ndryshon ėshtė stili i tė veshurit, gjithmonė nė njė kohė me tendencat mė tė fundit tė modės. Kurse me flokėt, pėrveē ndonjė extension-i sezonal, nuk ka dashur tė eksperimentojė: gjithmonė tė zeza dhe gjithmonė poshtė supeve. I ka lėnė pas vitet kur njihej veē pėr zėrin e bukur dhe aspak si njė vajzė e bukur, siē ka lėnė mėnjanė edhe kohėt kur provonte dekolorimin e flokėve apo tentonte tė shtonte qoftė edhe njė kilogram mė shumė pėr t'u bėrė mė tėrheqėse. Ajo tashmė ėshtė plotėsisht tėrheqėse aq sa pakkush e sjell ndėrmend me look-un e dikurshėm.

Shiko profilin e anėtarit http://poezizemre.tk

8 Re: Pak me shum te bukura prej Mon Jul 21, 2008 2:38 pm

Alketa Vejsiu

Pak a shumė tė njėjtin shpjegim jep edhe Alketa Vejsiu sa herė e ngacmojnė pėr pamjen e saj tė jashtme, kur e krahasojnė imazhin e saj tė tanishėm prej njė biondeje seksi me atė tė dikurshmin tė njė vocėrr-akeje me flokėt gėshtenjė. ku binin nė sy hunda me kurriz dhe syzet e miopisė. Nė shndėrrimin e saj Alketa pranon gjithashtu vetėm ndėrhyrjen nė hundė: ėshtė pikėrisht kjo ndėrhyrje qė sipas saj, ka bėrė qė tė bien mė tepėr nė sy buzėt apo mollėzat. Gjithsesi, me apo pa silikon, nga njė fotografi nė tjetrėn Alketa jep idenė e dy personave tė ndryshėm.

Shiko profilin e anėtarit http://poezizemre.tk

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi